Revoltohet deputeti: Arben Bajo nuk është më. Unë nuk e ndihmova dot, as ju, as shteti, as Vaçe Zela

Shqipëria

Revoltohet deputeti: Arben Bajo nuk është më. Unë nuk e ndihmova dot, as ju, as shteti, as Vaçe Zela

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 11:21
Fate Velaj

Skulptori dhe pedegogu i njohur i Arteve, Arben Bajo, ndërroi sot jetë tek Infektivi, pasi ishte infektuar me Covid.

Ai për shkak të gjendjes së rëndë u intubua, ndërkohë miqtë e tij bënë apel për ndihmë, pasi i nevojitej gjak A-NEGATIV nga ata që e kishin kaluar sëmundjen.

Lidhur me këtë lajm të trishtë, i revoltuar ka reaguar deputeti Fate Velaj.

Në postimin e tij shkruan se askush nuk e ndihmoi dot.

“ARBEN BAJO nuk është më.  Unë nuk e ndihmova dot. As ti. As ai dhe ajo. As shteti. As Vaçe Zela.  Bronxi i saj. Kitara". Kujtojmë se Bajo krijoi skulpturën e Vaçe Zelës.

"As Sebastian Vaca tek "Vdekja e një artisti" në dekadencën e një shoqërie "elitare" dhe të paskrupull, e përdorur për të imponuar këndvështrimin e saj, tekat e saj. R. I. P. Kohës Tonë. R. I. P. Bronxit”, – shkruan deputeti Velaj, mik me artistin e ndjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat