Dasma dhe thyerje rregullash, gjobiten lokalet në Durrës e Berat

Shqipëria

Dasma dhe thyerje rregullash, gjobiten lokalet në Durrës e Berat

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Dy restorante në Berat dhe nje lokal në Durrës janë gjobitur nga Policia e Shtetit pasi kanë thyer rregullat dhe protokollet kundër Covid.

Në njoftimin e saj Policia Shtetit bën me dije se vlera e gjobës për pronarët shkon në 1.000.000 lekë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në rrugën Berat-Uznovë, dy restorante në të cilët ushtrohej aktivitet, duke mos respektuar protokollet e sigurisë. Për subjektet në fjalë shërbimet e Policisë u kanë vendosur administratorëve V.S dhe E.A masë administrative 1.000.000 lekë secilit”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë në Durrës, një lokal është gjobitur për organizim dasmash.

“Shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në fshatin Sallmone, Shijak, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt me pronar shtetasin Sh.Ç., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat