Ndëshkohen me 3 milionë lekë gjobë pronarët e dy restoranteve në Tiranë, u konstatuan duke …

Shqipëria

Ndëshkohen me 3 milionë lekë gjobë pronarët e dy restoranteve në Tiranë, u konstatuan duke …

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka ndëshkuar me nga 3.000.000 lekë gjobë, pronarët e dy restoranteve, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar dy restorante në të cilët ushtrohej aktivitet,duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Për subjektet në fjalë shërbimet e Policisë u kanë vendosur administratorëve S.GJ dhe I.S., masë administrative prej 3.000.000 lekë secilit.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat