Kush është i riu i arrestuar sot që qëlloi me breshëri plumbash drejt hotelit në Pogradec

Shqipëria

Kush është i riu i arrestuar sot që qëlloi me breshëri plumbash drejt hotelit në Pogradec

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 13:27
Mariglen Topuzi

Një ditë më parë Pogradeci u zgjua përmes breshërive të kallashnikovit.

Policia prangosi sot Mariglen Topuzin (në foto), si i dyshuari kryesor që qëlloi mëngjesin e djeshëm me breshëri plumbash ndaj hotel "Volorekës", në Pogradec.

Mariglen Topuzi, 34-vjeç, u ndalua në uniformat blu, kurse  tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Topuzi është banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

Ai rezulton të jetë  dënuar më parë për veprën penale "shkatërrimi i pronës me zjarr".

Në cilësinë e provës materiale, policia tha se 34-vjeçarit iu sekuestrua 1 mjet motor tip "Suzuki", pa targë, 2 skafandra të përdorura nga autorët, ku janë fiksuar prova biologjike dhe balistike të tyre, fishekë luftarakë, si edhe pamje filmike të filmuara nga kamerat e sigurisë.

Ndaj hotelit që është në pronësi të Jetmir Muçllarit është qëlluar edhe në 1 gusht.

Pronari i hotel "Volorekës" tha se është qëlluar drejt makinave të parkuara si edhe në drejtim të dhomës së djalit të tij, në hotel, ku kishte edhe turistë, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat