Spahia zbardh prapaskenat dhe iu drejton 10 pyetjet urgjente kryeministrit Rama dhe ministres së Shëndetësisë - Bota Sot
Spahia zbardh prapaskenat dhe iu drejton 10 pyetjet urgjente kryeministrit Rama dhe ministres së Shëndetësisë

Shqipëria

Spahia zbardh prapaskenat dhe iu drejton 10 pyetjet urgjente kryeministrit Rama dhe ministres së Shëndetësisë

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 13:59
Bardh Spahia

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia përmes një statusi në rrjetet sociale iu drejton 10 pyetje kryeministrit të vendit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në lidhje me situatën e krijuar me Covid 19.

Statusi i tij:

Bardh Spahia: 10 PYETJE PER KRYEMINISTRIN DHE MINISTREN E SHENDETESISE!

1- Si është situata konkrete, pasi me denoncimet që na vijnë, arsyeja se pse nuk hapet as edhe një repart i ri spitalor, pas Covid 1 e 2 është se nuk ka pajisje e madje as mjekë (sidomos anesteziste-reanimatore) mjaftueshëm?

2- A është e vërtetë se ka mungesa serioze stafi mjekësor, kryesisht anestezistë edhe tek vetë spitali infektiv?

3- Cfarë po bëni për t’ua lehtësuar mbingarkesën stafit ekzistues, që po mban peshën e mungesave në mjekë e infermierë?

4- Cfarë keni bërë për sigurimin e pajisjeve e kapaciteteve shtesë në staf shëndetësor (dy spitale të tjera Covid 3 e 4 i duan të dyja), prej muajit janar kur nisën përgatitjet serioze për këtë pandemi, nën nxitjen e ekspertëve vendas e të huaj?

5- Sa ka qenë e do jetë financimi nga buxheti i shtetit për rritje kapacitetesh apo keni ndjekur strategjinë e papërgjegjshme të pritjes vetëm të ndihmave nga partnerët e miqtë e huaj?

6- Cfarë po bëni për të rritur buxhetin për shëndetësinë, sepse edhe vetë OKB shprehu shqetësimin për nivelin e ulët, që rrezikon betejën me Covid-19 në dëm të shqiptarëve?

7- Kur do rishikoni dhe anuloni koncesionet për të kaluar fonde e shërbime tek institucionet e shëndetit publik, pasi ende nuk dihet si do sillet virusi Korona në muajt e ardhshëm e si do mbivendosen me virusin e gripit stinor?

Dhe pyetja e hershme e mbetur pa përgjigje:

8- Nga janë marrë e me cfarë procedurash tamponët që dalin në përqindje kaq të lartë fals negative për personat e dyshuar me Covid-19?

9- Edhe sa viktima të tjera duhet të ketë, që të impenjoheni seriozisht për rritje fondesh, kapacitetesh dhe tamponësh për të bërë si duhet identifikimin e gjurmimin e përhapjes së Covid-19 në gjithë vendin, e për ta këputur zinxhirin e infektimit?

10- Akoma besoni se ky virus mund të luftohet vetëm me propagandë?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat