Profesori i Ekonomikut niset me urgjencë me helikopter drejt Tiranës, zbulohet gjendja e tij shëndetësore

Shqipëria

Profesori i Ekonomikut niset me urgjencë me helikopter drejt Tiranës, zbulohet gjendja e tij shëndetësore

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 14:04
Fatmir Memaj

Profesori i Universitetit Ekonomik të Tiranës Fatmir Memaj është përballur me një urgjencë shëndetësore. Memaj bën të ditur se për shkak të problemeve me stomakun i është dashur që të vijë me helikopter nga Urgjenca e Pogradecit drejt Tiranës.

Reagimi i tij:

"Të nderuar miq. Pas një problemi akut me stomakun u ndodha ne urgjencë në Pogradec prej andej me helikopter në Tiranë

Falenderoj stafin mjeksor të Pogradecit dhe të Nënë Tereza në Tiranë për profesionalizmin.

Tani jam mirë por i hospitalizuar.

Rezultatet janë: 1. Shtova ne cv udhetim me helikopter mjeksor (kisha udhetuar vetem me helikopter ushtarak). 2. Nje luftetar hyne ne luftra te ndryshme sepse eshte luftetar

3. Nuk me lejohet te pi vere. 4. Ju perqafoj duke zbatuar me shume se distanca minimale fizike por me zero distance sociale. 5. Do vazhdoj te shkruaj ne fb per veren etj.

6. Leksioni online mbaroi. Mirupafshim", shkruan ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat