Radhë kilometrike në doganë, ja çfarë po ndodh me shqiptarët në pikën kufitare të Kakavijës

Shqipëria

Radhë kilometrike në doganë, ja çfarë po ndodh me shqiptarët në pikën kufitare të Kakavijës

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Ditën e sotme në pikën kufitare të Kakavisë, është krijuar një radhë e madhe automjetesh.

Mësohet se në doganën e Kakavisës ka shkuar radha në 5 kilometra.

Burime për medija bëjnë me dije se kjo radhë është krijuar për shkak se pala greke po punon me dy sportele.

Kujtojmë që qeveria greke ka vënë orarin 06:00 me 22:00 per të kaluar në shtetin fqin më pas dogana mbykllet.

Kufizimi i orarit ka bërë që qytetarët të dynden për të kaluar kufirin, përpara se dogana greke të mbyllet në orarin 22:00.

Kujtojmë që në shtetin fqinj mund të kalojnë shtetasit grekë, shtetas shqiptar e të huaj, të cilët janë të pajisur me leje qëndrimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat