Gjashtë viktima dhe 136 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Shqipëria

Gjashtë viktima dhe 136 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 16:58
Shqipëri

Numri i rasteve të reja me Covid-19 në Shqipëri vijon të jetë i lartë. Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë për mediat raporton  se janë kryer 561 testime të dyshuara, nga të cilat 136 kanë rezultuar pozitivë, ndërsa 6 qytetarë kanë humbur jetën, mes tyre dhe artisti Arben Bajo.

Specialistja e Instituti i Shëndetit Publik, Marjeta Dervishi, bëri të ditur se 74 qytetarë janë shëruar, duke e çuar numrin total të të shëruarave që nga fillimi i pandemisë dhe deri këtë të diel në 3342.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe atë "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 112 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 18 pacientë janë në terapi intensive, dhe tre prej tyre janë të intubuar.   

Autoritetet shëndetësore që nga fillimi i pandemisë kanë kryer 45 942 testime, nga të cilat 6411 kanë rezultuar pozitivë, kurse rastet aktive janë 2870. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve deri tani kanë hubmur jetën për shkak infeksionit 199 pacientë.

Tirana renditet e para për nga numri i viktimave, ndërsa ndiqet nga Shkodra, Durrësi,  Fieri, Elbasani, Korça, Lezha, Kukësi, Vlora, Dibra dhe në fund Berati.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                1589

Durrës                 361

Shkodër              249

Fier                     116

Vlorë                   110

Kukës                   94

Lezhë                   92

Korçë                   82

Elbasan               66

Berat                   45

Dibër                   35

Gjirokastër          31

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat