Xhaçka apel maturantëve të regjistrohen në Akademinë e Forcave të Armatosura

Shqipëria

Xhaçka apel maturantëve të regjistrohen në Akademinë e Forcave të Armatosura

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 18:54
Foto ilustrim

Dita e nesërme shënon afatin e fundit për t’u regjistruar për në Akademinë e Forcave të Armatosura. Ministrja e Mbrojtës Olta Xhaçka bën të ditur se deri tani janë regjistruar 675 maturantë që kanë përfunduar arsimin e mesëm këtë vit, ndërsa shtoi se kjo vlen edhe për maturantët e viteve të shkuara.

“675 maturantë, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm këtë vit, kanë zgjedhur të studiojnë pranë Akademisë së Forcave të Armatosura, që në tetor hap për herë të parë programin bachelor! Por aplikimi vazhdon të jetë i hapur për maturantët e viteve të shkuara. Më 10 gusht përfundon afati për këtë kategori aplikantësh, të cilët deri nesër duhet të plotësojnë formularin pranë gjimnazit ku janë diplomuar, duke zgjedhur Akademinë e Forcave të Armatosura si një ndër preferencat e tyre”, shkruan ministrja Xhaçka në faqen e saj zyrtare në “Facebook”

Ministrja Xhaçka pohon se, zgjedhja e Akademisë së Forcave të Armatosura për të kryer studimet është një mundësi e jashtëzakonshëm për këdo, i cili dëshiron të japë kontribut në këtë fushë. 

Studentët të cilët do të regjistrohen në këtë akademi do të trajtohen me pagesë mujore ndihmëse, ndërsa akomodimi dhe ushqimi janë falas. Zonja Xhaçka shton se Akademia e Sigurisë ndryshon nga degët e tjera pasi maturantët nuk do të paguajnë tarifë studimi.

“Akademia e Forcave të Armatosura është një mundësi e jashtëzakonshme. Pagesë mujore ndihmëse për çdo student për të gjithë periudhën e studimit. Akomodim dhe ushqim falas për 3 vitet e studimit në Akademi. Tarifë studimi 0 lekë në vit. Punësim i sigurt pas përfundimit të studimeve. Duke zgjedhur studimet në Shkencat Ushtarake, keni zgjedhur një karrierë sa të pasur, aq edhe të sigurt! Bëhuni elita e së ardhmes në Forcat e Armatosura”, shton ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat