Gjermania i bën “dhuratë” Librazhdit dy të infektuar me koronavirus - Bota Sot
Gjermania i bën “dhuratë” Librazhdit dy të infektuar me koronavirus

Shqipëria

Gjermania i bën “dhuratë” Librazhdit dy të infektuar me koronavirus

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 18:58
Librazhd

Librazhdi gjatë gjithë kohës së izolimit nuk rregjistroi asnjë rast dhe ishte ndër qytetet e para që shijoi lirinë, pasi u konsiderua ‘zonë e gjelbër’.

Madje edhe rasti i parë që u rregjistrua në këtë rreth, i infektuari, rezultoi të ishte një tregtar. Ai infeksionin e mori pasi u shtrua në spitalin e Tiranës, me sëmundje të tjera.

Sot nga 136 raste të reja që u rregjistruan në vendin tonë, dy prej tyre ishin nga Librazhdi.

Mësohet se bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh nga ky qytet, të cilët ishin kthyer nga Gjermania disa ditë më parë. Besohet se infeksionin ata e kanë marrë gjatë qëndrimit në Gjermani, ose gjatë kthimit.

Ata nuk janë ndjerë mirë dhe pas tamponit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, pas kthimit në vendlindje.

Pasditen e sotme specialistët e Drejtorisë së Shëndetit Publik do marrin tamponin e familjarëve të tyre.

Sot humbën jetën në vendin tonë 6 persona, si posojë e COVID-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat