Vlora nuk bën ndryshim nga Tirana, lagje të tëra sigurojnë ujin me bote

Shqipëria

Vlora nuk bën ndryshim nga Tirana, lagje të tëra sigurojnë ujin me bote

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 21:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Këto pamje flasin qartë për mënyrën sesi është katandisur Vlora. Janë banorët e lagjes “Lirim” që prej disa vitesh vuajnë problematiken e ujit të pijshëm dhe askush nuk kujtohet të reagojë, as bashkia e Vlorës.

Video tregon qartë sesi një autobot që shkon në këtë lagje 3 herë në javë sjell ujë të pijshëm që banorët e paguajnë me të ardhurat e tyre.

Në pamje duket qartë që ka edhe fëmijë me bidona në duar, gra dhe të moshuar që mbajnë radhë për të mbushur ujin.

Siç tregojnë vetë ata, paguajnë 5 lekë për litër, një kosto shtesë kjo për xhepin e secilës familje.

E njëjta situatë është edhe në lagjet “Llonxhë”, ” Partizani”, ” Karabash”,  të cilat janë shumë pranë njëra-tjetrës.

Për kryeqytetasit këto pamje janë të njohura, pasi në pjesën më të madhe të Tiranës paraqitet e njëjta situatë, uji i pijshëm ose sigurohet në dyqane ose në autobote.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat