Shqipëri, vdes 79-vjeçari derisa po tentonte ta shuante zjarrin

Shqipëria

Shqipëri, vdes 79-vjeçari derisa po tentonte ta shuante zjarrin

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 07:06
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mat, ku një 79-vjeçar ka humbur jetën në përpjekje të shuarjes së zjarrit që vetë e kishte ndezur.

Viktima, me inicialet H.K., banues në Burrel, po tentonte të pastronte tokën e tij që ndodhej në fshatin Bujkë, por zjarri kishte përfshirë edhe një shtëpi në pronësi të tij. Personi ka tentuar të shuajë zjarrin, por është asfiksuar nga tymi duke humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që vijojnë apelet e forcave të rendit që të mos pastrohet toka përmes zjarrit, praktikë kjo që shpesh herë përdoret në fshatrat shqiptare, por që ka një rrezikshmëri të lartë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat