Parashikimi i motit/ Java nis me diell dhe rritje temperaturash

Shqipëria

Parashikimi i motit/ Java nis me diell dhe rritje temperaturash

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 08:00
Foto ilustrim

Sot parashikohet mot i kthjellët me temperatura në rritje, ndërsa në zonat malore do të ketë dhe zhvillim të vranësirave, të cilat mund të sjellin reshje të izoluara.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 17º në 34ºC, në zonat e ulëta nga 19ºC në 36ºC dhe në zonat bregdetare nga 22°C në 37ºC.

Era do të fryejë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 21ºC deri në 29ºC dhe në zonat e ulëta nga 23ºC në 32ºC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat