Vetingu shkarkon gjyqtarin Aleks Nikolli, një nga gjyqtarët që i uli dënimin Dritan Dajtit

Shqipëria

Vetingu shkarkon gjyqtarin Aleks Nikolli, një nga gjyqtarët që i uli dënimin Dritan Dajtit

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 09:11
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Shkodrës, Aleks Nikolli.

Nikolli është një prej gjyqtarëve që uli dënimin Dritan Dajtit duke e shpëtuar atë nga burgu përjetë.

Prej vitit 2019 Nikolli u vu nën hetim për korrupsion nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda, si një nga tre gjyqtarët që vendosi zbutjen e dënimit të Dritan Dajtit- një kriminel famëkeq i dënuar për vrasjen e 4 policëve, dëshmorë të atdheut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat