Organizuan dasma në kundërshtim me Aktin Normativ/ Gjobiten administratorët e 4 restoranteve në Fier - Bota Sot
Organizuan dasma në kundërshtim me Aktin Normativ/ Gjobiten administratorët e 4 restoranteve në Fier

Shqipëria

Organizuan dasma në kundërshtim me Aktin Normativ/ Gjobiten administratorët e 4 restoranteve në Fier

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Policia e Fierit ka ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë gjobë, administratorët e katër restoranteve, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar katër restorante në të cilët ishin organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë i kanë vendosur administratorëve të këtyre subjekteve, shtetasve R. N., A. T., V. P. dhe K. K., masën administrative 1.000.000 lekë secilit.

Policia e Fierit apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat