“Betejë e vështirë, nuk është shaka...”/ Flet pacienti që mposhti Covid-19

Shqipëria

“Betejë e vështirë, nuk është shaka...”/ Flet pacienti që mposhti Covid-19

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 13:52
Murat Basha

Një pacient, i cili ka luftuar për disa ditë me Covid tregon betejën e vështirë me këtë virus të rrezikshëm. Murat Basha shkruan në Facebook se kjo nuk është shaka dhe u bën apel qytetarëve që të tregojnë kujdes.

Beteja e tij ka nisur që më 22 korrik dhe për disa ditë ai ka qëndruar i shtruar në spitalin infektiv.

Postimi i Murat Bashës

Miq, nga data 22 Korrik, në betejë me Covid. Disa ditë në spital, së fundi jam në shtëpi. Prandaj nuk kemi komunikuar gjithë këtë kohë. Bëni kujdes se nuk është shaka. Faleminderit të gjithëve që jeni interesuar.

E kam detyrim moral por edhe njerëzor, të falenderoj me përulësi dhe emocion, të gjithë personat që u kujdesën për mua, por edhe për të sëmurët e tjerë. Pavarësisht kushteve.... Faleminderit prof.. Najada Çomos, profesionistes, humanes, të palodhurës, gojëmblës e cila personalisht takonte dy herë në ditë çdo pacient.

Të mirënjohurit prof, Tritan Kalos, dr Nevilës, etj.. kryeinfermieres Rita dhe gjithë stafit të infermierëve dhe sanitarëve, që punonin fort, në kushte tejet të vështira, që ndërroheshin me njëri tjetrin, derisa dehidratoheshin dhe gati humbisnin ndjenjat nga vapa.... Për Juna Krastën, të palodhururën, të gatshmen për gjithshka,e mrekullueshme dhe gojëmbël. Falenderoj Lulzim Bashën për interesimin dhe përkujdesjen. Prof,Tritan Shehun që u kujdes çdo ditë për mua. Në fund familjen që i shkaktova aq probleme. Faleminderit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat