“Javën që kaloi u rritën infektimet”, MSH: Tirana me incidencën më të lartë, ja cila është grupmosha më e prekur

Shqipëria

“Javën që kaloi u rritën infektimet”, MSH: Tirana me incidencën më të lartë, ja cila është grupmosha më e prekur

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 16:31
Ilustrim

ritje e rasteve në javë e kaluar por edhe testimeve për COVID-19.

Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik tha sot se gjatë javës që lamë pas është vënë re një rritje e numrit të rasteve të konfirmuara, si edhe e numrit të testimeve në mbi 1/1000 banorë.

Incidenca e sëmundjes COVID-19 në Shqiperi deri në javën që lamë pas është 214.9 raste për 100 000 banorë. Në nivel qarku, incidenca më e lartë është në Tiranë e ndjekur nga Durrësi dhe Shkodra, ndërsa qarku me incidencën më të ulët është Elbasani.

Mosha mesatare e rasteve të konfirmuara është 47 vjeç. Grupmosha 55-64 vjeç zë përqindjen më të lartë të të prekurve me 19.7% të rasteve të konfirmuara e ndjekur nga grupmosha 25-34 vjeç me 18.5% të rasteve të konfirmuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat