Mësohet data kur Greqia do të hapë kufirin tokësor me Shqipërinë

Shqipëria

Mësohet data kur Greqia do të hapë kufirin tokësor me Shqipërinë

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Ditën e sotme kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka marrë një vendim të rëndësishëm pas takimit të zhvilluar me kreun e Komitetit të Sëmundjeve Infektive, Sotiris Tsiodras.

Qeveria greke ka marrë vendimin që bazuar të dhënat epidemiologjike, është vendosur që nga  data17 gusht për hyrjen në Greqi bëhet e detyrueshme testi (PCR) për Covid-19, i cili duhet të jetë bërë deri në 72 orë para, kjo vlen për shtetet si: Suedia, Republika Çeke, Belgjika, Spanja dhe Hollanda.

Sa i përket kufijëve tokësor, ku merr pjesë edhe Shqipëria është vendosur që nga data 17 gusht bëhet i detyrueshëm testi PCR që të jetë para 72 orësh. Ky urdhër është për të gjithë shtetasit përfshirë edhe ata grek që duan të shkojnë në vendin e tyre.

Ndër të tjera është vendosur që në doganën e Kakavijës do të lejohen të futen deri më 750 persona në ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat