Rama anulon vizitën në Delvinë/ Qyteti në zi nga një vdekje tronditëse, kryebashkiakja u trondit nga vdekja e nipit

Shqipëria

Rama anulon vizitën në Delvinë/ Qyteti në zi nga një vdekje tronditëse, kryebashkiakja u trondit nga vdekja e nipit

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 22:08
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka anuluar një vizitë që kishte planifikuar të bënte në Delvinë këtë të hënë. Mësohet se shkak për këtë anulim është bërë zija që ka rënë në familjen e kryebashkiakes së Delvinës, Majlinda Qilimi.

13-vjeçari që mbylli sytë në Borsh një ditë më parë, ka rezultuar se është nipi i Qilimit. Për këtë arsye, kryebashkiakja ka anuluar të gjitha takimet, pasi i vogli i shtëpisë, që i pushoi zemra teksa ishte në pushime me shokët, është përcjellë për në banesën e fundit.

Vizita e kryeministrit Rama për përfundimin e ujësjellësit në këtë qytet, ka mbetur për një herë tjetër.

Ndërkohë,  nga kjo zonë, Rama postoi nisjen e punës për hapjen e tunelit të Skarficës në segmentin Kardhiq-Delvinë, që është është njëherësh tuneli i turizmit në jug të vendit.

Tuneli i përket një aksi që eliminon kalimin nga Gjirokastra  e nga Qafa e Muzinës në drejtim të Sarandës, duke e bërë kohën e shkuarjes nga Tirana në Sarandë  në tre orë, nga katër që është aktualisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat