Ambasada ruse në Tiranë reagon për vaksinën: Fillimisht do e marrin mësuesit e mjekët, ja kur do jetë gati për popullatën

Shqipëria

Ambasada ruse në Tiranë reagon për vaksinën: Fillimisht do e marrin mësuesit e mjekët, ja kur do jetë gati për popullatën

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 21:23
Ambasada ruse në Tiranë

Ambasada ruse në Tiranë ditën e sotme ka reaguar pasi presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se vaksina e tyre kundër koronavirusit është e para në botë.

Ambasada ruse shprehet se vaksina i ka kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme, ndërsa tani pritet përfundimi i fazës së tretë i testimeve. Po ashtu ajo ka njoftuar se që nga shtatori parashikohet vaksinimi i personelit mjekësor dhe pedagogjik.

Postimi i Ambasadës ruse në Tiranë:

Presidenti Rus Vladimir Putin ka njoftuar sot për regjistrimin e vaksinës ruse kundër koronavirusit. Ajo ka kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme, ndërsa tani pritet përfundimi i fazës së tretë të testimeve.

Që nga muaji shtator parashikohet vaksinimi i personelit mjekësor dhe pedagogjik, kurse për grupet e tjera të shtetasve ajo pritet të jetë e disponueshme nga janari 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat