Tensione në spitalin “Shefqet Ndroqi”/ Familjarët e të infektuarve bëjnë sherr me rojen, ndërhyn policia

Shqipëria

Tensione në spitalin “Shefqet Ndroqi”/ Familjarët e të infektuarve bëjnë sherr me rojen, ndërhyn policia

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 13:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Tensione në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Mësohet se disa të afërm të pacientëve janë përplasur me rojen e këtij spitali, pasi kanë tentuar të futen në këtë godinë. Menjëherë për qetësimin e situatës kanë ndërhyrë forcat e Policisë.

Ndërkohë, familjarët kanë deklaruar për mediet se mjekët nuk u japin asnjë informacion për gjendjen në të cilën ndodhen të afërmit e tyre.

“Nuk kemi asnjë informacion për prindërit. Kam nënën dhe babain të shtruar dhe nuk dimë asgjë për gjendjen e tyre.”, shprehet një qytetare, e cila ka tentuar të futet në godinë.

Në total në spitalin “Shefqet Ndroqi” ndodhen 13 pacientë  nga të cilët 7 persona janë në intubim. Sakaq, në këtë spital ka edhe me dhjetëra pacientë, të cilët nuk u është marrë tamponi, por nga skaneri që kanë bërë në mushkëri dyshohet se janë të infektuar.

Në Shqipëri rëndohet çdo ditë bilanci i COVID-19. Ditën e djeshme ministria e Shëndetësisë se deri më tani në Shqipëri janë shënuar 205 viktima. Aktualisht janë 2991 persona të infektuar dhe 3480 pacientë të shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat