Gjirokastër: Lumi Drino mbulohet nga mbetjet, rrezik infeksioni

Shqipëria

Gjirokastër: Lumi Drino mbulohet nga mbetjet, rrezik infeksioni

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 17:14
Lumi Drino

Dikur ujërat e lumit Drino në Gjirokastër shfrytëzoheshin nga banorët për tu larë apo për peshkim ndërsa prej vitesh aty derdhen ujërat e zeza.

Ndotja dhe aroma kundërmuese janë kthyer në shqetësim për banorët ndaj ata kërkojnë ndihmën e autoriteteve për t’i dhënë zgjidhje situatës.

”Bashkia duhet të marrë masa. Ju e shihni vetë, është pisllëk nga të gjitha anët.”

Sikur të mos mjaftonte kjo, mbetjet urbane hidhen përgjatë brigjeve të këtij lumi duke e rënduar akoma më shumë situatën për banorët e kësaj zone.

Jashtë kamerave specialistët e Drejtorisë së Shëndetit Publik pohojnë se shkalla e ndotjes mjedisore përgjatë shtratit të lumit Drino vazhdon të jetë shumë herë më e lartë se normat e lejuara.

Nga ana tjetër ata theksojnë se larja e banorëve në këto ujëra mund t’u shkaktojë infeksione të rënda.

Institucionet në Gjirokastër për mirëmbajtjen dhe pastrimin e shtratit të këtij lumi ia hedhin përgjegjësinë njëra tjetrës duke mos marrë kështu asnjë mase në terren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat