'Fondet përqendrohen në 4 duar', Salianji zbulon planin e Ramës për ndarjen e vendit në 4 rajone

Shqipëria

'Fondet përqendrohen në 4 duar', Salianji zbulon planin e Ramës për ndarjen e vendit në 4 rajone

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 20:17
Ish-deputeti Ervin Salianji

Ish-deputeti Ervin Salianji ka komentuar ndarjen e vendit në 4 rajone. Salianji tha se bëhet për të përqëndruar pushtetin dhe fondet vetëm në 4 duar, ndërsa shtoi se një gjë e tillë  mund të bëhet vetëm me referendum duke marrë mendimin e qytetarëve.

“Partia shtet ka bërë një ndarje në katër rajone dhe zona elektorale, institucionet e rëndësishme janë grumbulluar. Rama mund të bëjë një përgatitje apo tentativë për të kaluar një çmenduri tjetër.

Reforma Territoriale deri më sot ka dështuar, nuk mund të ndryshohet pa mendimin e banorëve me referendum. Rajonet bëhen për të përqëndruar pushtetin dhe fondet në 4 duar.

Reforma Territoriale kur u propagandua ishte se do ulnin punonjësit, do rriteshin pagat dhe efikasitetit, ndërkohë që ka ndodhur krejt e kundërta.

U janë larguar qendrat e shërbimeve, janë shtuar punonjësit. Është një abuzim dhe dhunë tjetër që ju bëhet qytetarëve pa marrë mendimin e tyre.”- ka deklaruar ish deputeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat