Topallaj Këshillit Bashkiak të Tiranës: Tani që u shërua Veliaj, të mblidhet Këshilli, kemi 6 muaj që nuk punojmë

Shqipëria

Topallaj Këshillit Bashkiak të Tiranës: Tani që u shërua Veliaj, të mblidhet Këshilli, kemi 6 muaj që nuk punojmë

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 20:29
Erion Veliaj, Fabian Topallaj

Anëtari i këshillit bashkiak të Tiranës, Fabian Topallaj, i shkruan kreut të këtij këshilli që të mbahet një mbledhje.

Sipas Topallajt, këshilli bashkia nuk mblidhet qysh prej shkurtit për shkak të pandemisë.

Topallaj shton se e-mailet në inbox me 60 vota pro nga 61 këshilltarë gjithsej, nuk kanë asnjë vlerë ligjore e juridike dhe shpallen absolutisht të pavlefshme që herën e parë që shohin derën e gjykatës.

Ai shton se për shkak të meritave të Veliajt, bashkia e Tiranës është e vetmja në botë që me rastin e koronavirusit ka pezulluar punë që prej 6 muajsh dhe nuk dihet edhe se për sa kohë nuk do të punojë.

Postimi i plotë i Topallajt:

“Kryetarit të Këshillit Bashkiak Tiranë,

I nderuar zoti Gogu,

Tani që kryebashkiaku Veliaj e kaloi Covid-19 dhe me ndihmën e zotit ai ka krijuar antitrupat e nevojshme për mos tu infektuar përsëri, mendojeni një herë mundësinë për të realizuar një mbledhje të këshillit bashkiak Tiranë që nuk mblidhet prej shkurtit me arsyetimin e rrezikut të pandemisë. Nëse do të ishin ndjekur përcaktimet ligjore që kërkojnë minimalisht një mbledhje çdo tre muaji, Këshilli Bashkiak Tiranë duhet të ishte shpërndarë nja dy herë deri tani sepse ka plot 6 muaj që nuk zhvillon asnjë mbledhje.

Ato emailet ne inbox tuaj me 60 vota pro nga 61 këshilltarë gjithsej, nuk kanë asnjë vlerë ligjore e juridike dhe shpallen absolutisht të pavlefshme që herën e parë qe shohin derën e gjykatës. Covid-19 nuk ka penguar dot as femijët e klasave të para për të zhvilluar mësim online me një prej shumë platformave virtuale që ta ofrojnë këtë mundësi në ditët e sotme. Ndërsa këshilli i Bashkisë së Tiranës, organi drejtues i Bashkisë së Kryeqytetit që paguan me dhjetra profile fallco për të bërë çdo ditë propagandën e kryebashkiakut, nuk ka mundur të realizojë deri më sot asnjë takim të vetëm online.

Nuk e kuptoj arsyen e kesaj përbuzjeje kaq publike që i bëhet organit kryesor të bashkisë Tiranë, sa kohë që në atë këshill, falë vendimit të çmendur të sivëllezërve tuaj armiq që ja mbathën nga zgjedhjet, keni arritur të emëroni 60 rilindas rioshë nga 61 këshilltarë. Për këtë shkak madje opozita ska asnjë mundësi të thërrasë mbledhje jashtë vullnetit tuaj sepse duhen 1/4 e firmave të këshilltarëve. Për shkak të meritave të veçanta të Veliajt, ne jemi bërë disa herë shembull botëror. Me siguri edhe kësaj here jemi e vetmja bashki në botë që me sebepin e Koronavirusit kemi pezulluar punë që prej 6 muajsh dhe sdihet edhe se për sa kohë sdo punojmë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat