Fluturoni për në Athinë nga 17-31 Gusht? Ja çfarë duhet të dini

Shqipëria

Fluturoni për në Athinë nga 17-31 Gusht? Ja çfarë duhet të dini

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 21:43

Të gjithë pasagjerët që do fluturojnë për në Greqi nga data 17 Gusht deri më 31 Gusht, të cilët kanë një pasaportë të BE ose leje qëndrimi në Greqi, janë të detyruar të shfaqin testin molekular negative (pcr) për Covid-19, të kryer deri në 72 orë para mbërritjes në Greqi.

TIA njofton se: Pasagjerët e përjashtuar për të shfaqur provë molekulare negative (pcr) për Covid-19 në lidhje me fluturimet nga Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Emiratet e Bashkuara Arabe, Malta Suedia, Belgjika, Spanja, Hollanda, Republika Çeke, dhe Maqedonia veriore janë më:

1. Pasagjerët në Transit (fluturime ndërkombëtare dhe mos largimi nga ambientet e aeroportit)
2. Fëmijët deri në 10 vjeç.

Njoftimi:

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat