Ç’të bëni nëse nuk e keni marrë akoma pagën e luftës?

Shqipëria

Ç’të bëni nëse nuk e keni marrë akoma pagën e luftës?

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 22:03
Ilustrim

Të gjithë ata që nuk kanë përfituar akoma pagë lufte, duhet të dinë se afati i fundit është më 25 gusht. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë me dije sot se gjithë tatimpaguesit dhe individët që nuk kanë marrë akoma pagën e luftës, për arsye të ndryshme, kanë kohë deri më 25 gusht për të paraqitur ankesat/ kërkesat për ta përfituar atë.

Edhe bizneset që kanë një arsye për të mos aplikuar kanë afat deri në 25 gusht për të dërguar formularët me arsyet e mos-aplikimit në mënyrë që të shpëtojnë nga gjoba.

Njoftimi i Drejtorisë së Tatimeve:

25 Gusht 2020, afati i paraqitjes së ankesave për përfitim të ndihmës financiare

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar se data 25 gusht 2020 është afati i fundit i paraqitjes së ankesave për përfitim të ndihmës financiare sipas Paketave 1 dhe 2.

Administrata Tatimore do të vijojë me procesin e trajtimit të ankesave/kërkesave të dërguara nga çdo tatimpagues apo individ duke siguruar korrektesën dhe përkushtimin maksimal për përfundimin nё kohё dhe sa mё parё tё këtij procesi brenda afateve tё caktuara.

Ftojmë të gjithë tatimpaguesit, tё kontrollojnë llogarinë e tyre në e-filling, për të verifikuar mundësinë e korrigjimit të të dhënave të llogarive bankare, të individëve përfitues, për të cilët ky informacion ishte plotësuar në mënyrë të pasaktë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat