Duma: Bota diskuton për vaksinën, ne a bëhen apo jo mjaftueshëm teste, jemi në një gjysmë izolim

Shqipëria

Duma: Bota diskuton për vaksinën, ne a bëhen apo jo mjaftueshëm teste, jemi në një gjysmë izolim

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 00:25
Grida Duma

Në një intervistë për Ora News, ish-deputetja e PD-së, Grida Duma tha se bizneset po falimentojnë se nuk patën mbështetje reale financiare.

Ajo u shpreh se sot jemi në një gjysmë izolim dhe se mjekët po punojnë pa masa mbrojtëse në spitale, ndërsa këta të fundit janë kthyer në vatra infektimi.

Sipas Dumës, spitalet tona nuk kanë më burime njerëzore për të punuar dhe nuk kanë mjete.

Grida Duma: Bizneset po falimentojnë se nuk patën mbështetje reale financiare. Paga u shkoi fuqisë punëtore dhe jo biznesit. Shqipëria ishte vendi i fundit që dha asistencë financiare. Sot jemi në një gjysmë izolim, brenda lokaleve nuk lejohet dhe pa maska merren gjoba. Ne kemi të dhëna se mjekët punojnë pa mjete mbrojtëse dhe se si spitalet u kthyen në vatra infeksioni, së bashku me fasoneritë.

Për Dumën, kur bota diskuton për vaksinën, ne akoma diskutojmë për çështjen e mungesës së testeve.

Kemi një rritje me 50% të testimeve, por pandemia po ecën me 200%. Sot nuk ka nevojë për gjobitje, por ndërgjegjësim. Spitalet tona nuk kanë më burime njerëzore për të punuar dhe nuk kanë mjete. Popullata e ka përjetuar rrënimin ekonomik gjatë pandemisë dhe sot jemi më keq se sa ishim. Nuk mund të bësh njëherë një strategji dhe pastaj një tjetër. Pacienti duhet të shkojë në spital dhe të marrë shërbimin e plotë. Nuk duhet të ketë asnjë mjek që punon pa mjete mbrojtëse.

Grida Duma: Nuk mund të ketë sot mungesë të fondeve dhe bërjes së testeve. Kur bota diskuton për vaksinën, ne akoma diskutojmë a bëhen apo jo mjaftueshëm teste. Kur sot merren numrat e emergjencës thonë që të vazhdojmë të kurohemi në shtëpi dhe njerëzit shkojnë në spital kur gjendja është bërë akute. Kam parë stafe që duartrokasin. Kë duartrokasim? Rekordin e fundit të numrit të infektimeve? Sot nuk jemi në një situatë që kemi fitore, por kemi humbje në jetë njerëzore dhe në atë që njerëzit nuk i përgjigjen më thirrjes për të mbajtur distancë të plotë, se dolëm nga një izolim duke mos shpëtuar jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat