U kap nga RENEA në çadër / Kush është "Lili i Rrushkës", organizatori i ngjarjeve në Tushemisht

Shqipëria

U kap nga RENEA në çadër / Kush është "Lili i Rrushkës", organizatori i ngjarjeve në Tushemisht

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 00:47
Lili i Rrushka

4 persona u arrestuan si autorë të ngjarjes së ndodhur pranë një hoteli në Tushemisht, ku u qëllua me breshëri armësh, disa ditë më parë.

Një prej tyre është edhe Ilir Berberi. Ai u arrestua nga policia në një çadër që kishte ngritur enkas për t’u strehuar. Deri tani dyshohet se ai kishte rolin e organizatorit në këtë ngjarje që terroizoi vendin.

Sipas policisë, Berberi është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ku ka qenë i hetuar dhe dënuar për vepra të ndryshme kriminale.

Ilir Berberi ka qenë i dënuar për gjobvënie, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Në Pogradec njihet si “Lili i Rrushkës”, ndërsa është hetuar edhe për disa ngjarje të rënda kriminale si për vrasjen e shefit të komisariatit në Pogradec Argon Gjyrezi.

52-vjeçari ishte edhe një nga personat e shpallur në kërkim për sulmin me armë që u bë më 9 gusht hotel Voloreka në Pogradec, ku u qëlluan makinat e parkuara në hotel dhe po ashtu edhe në drejtim të dhomës së djalit të pronarit të hotelit, Jetmir Muçllari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat