Dalin detaje për 29-vjeçarin me Covid që u vetëvra

Shqipëria

Dalin detaje për 29-vjeçarin me Covid që u vetëvra

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 10:48
Foto Ilustrim

Një 29-vjeçar humbi jetën ditën e sotme, pasi u hodh nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi”. I riu ishte i prekur nga Covid dhe prej ditësh qëndronte i shtruar atje, ku po merrte mjekimin e nevojshëm.

Burime për “Gazetën Shqip” bëjnë të ditur se gjendja e tij ishte e stabilizuar dhe po bëhej gati të linte spitalin.

I riu, sipas burimeve nuk kishte nevojë për shumë oksigjen nëpër respiratorëve, i jep vetëm dy litra nëpërmjet aparaturave respiratorëve.

Dyshohet se ishte mund të jetë rënduar psikologjikisht, çka mendohet se është bërë shkak që ai të ndërmerrte këtë akt të rëndë.

 “Më datë 13.08.2020, rreth orës 04:30 të mëngjesit, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i një spitali shtetasi XH.K., 29 vjeç, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.", njoftoi policia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat