Kryegjyshata Bektashiane, seancë për dhurimin e gjakut bashkë me presidentin Meta

Shqipëria

Kryegjyshata Bektashiane, seancë për dhurimin e gjakut bashkë me presidentin Meta

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 17:04
Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj

Kryegjyshata Botërore Bektashiane, ka organizuar një seancë dhurimi të gjakut në ndihmë të fëmijëve talasemikë dhe të sëmurëve kronikë.

Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj, është angazhuar drejtpërdrejt në këtë nisëm, ndërsa tha se shqiptarët duhet të jenë në krah të njëri tjetrit në vështirësi.

”Duhet të kemi kujdes për këto njerëz në nevojë. Me këtë pandemi që rrezikon globin, duhet të jemi të bashkuar dhe të dhurojmë gjak.”

Në seancën e dhurimit të gjakut mori pjesë edhe presidenti Ilir Meta, i cili tha se kjo është një ndjenjë e lartë përgjegjshmërie shoqërore.

”Jam i bindur se në këtë mënyrë ata kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm dhe tepër të çuar për të gjithë fëmijët e bashkëqytetarët tanë, që kanë nevojë në këto momente për gjakun e tij, që të vazhdojnë normalisht jetën.”

Për shkak të stinës së verës dhe pandemisë Covid-19, banka ka mungesë gjaku, çka ndikon drejtpërdrejt te fëmijët talasemikë dhe të sëmurët kronikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat