​5 viktima dhe 154 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëria

​5 viktima dhe 154 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 17:10
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur të dhënat më të reja në lidhje me gjendjen me koronavirus në vend.

Në 24 orët e fundit janë 5 viktima dhe 154 raste të reja, aktualisht janë duke marrë trajtim 114 pacientë, 19 pacientë ndodhen në terapi intensive ndërsa 4 të intubuar. Ndërsa 64 persona janë shëruar në 24 orë, 3616 nga fillimi i pandemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 643 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, ndërsa 154 persona janë konfirmuar pozitivë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 84 raste në Tiranë, nga 10 raste në Durrës, Elbasan, 8 në Shkodër, 7 në Kukës, nga 5 raste Korçë, Lushnje, nga 4 raste Mirditë, Përmet, nga 3 raste Pogradec, Divjakë, Kolonjë, Malësi e Madhe, 2 në Has, nga 1 rast Kavajë, Tropojë, Peqin.

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet COVID-19, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 62-vjeçare nga Tirana, një 63-vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar nga Korça, një 74- vjeçare nga Shkodra, një 83 vjeçar nga Pogradeci.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tash në Shqipëri ka pasur gjithsej 48319 testime, prej tyre 6971 të infektuar, 3616 janë shëruar, 3142 janë ende raste aktive dhe 213 të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat