29-vjeçari që u hodh nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi” është djali i dy njerëzve mjaft të njohur në qytetin e Durrësit.
Sipas mediave lokale të Durrësit, ai është i biri i stilistes Lira Koça dhe kreut të Njësisë Administrative nr.2 Leonard Koça. Xhino ishte djali më i vogël i familjes së njohur në qytetin bregdetar.
Nëna e djalit, Lira Koça është një nga stilistet më të mira në vend, e cila vesh yjet më të njohur të ekranit. Ndërsa Leonard Koça është pjesë e strukturave të Partisë Socialiste në Durrës.
Ndërkohë, stafi i spitalit “Shefqet Ndroqi” ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një 29-vjeçar u hodh nga kati i tretë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Zyrtarisht, stafi i spitalit njofton se i riu i konfirmuar me COVID-19 po trajtohej prej 4 ditësh me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.
Ndërkohë, njoftojnë se ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes nga ana e organeve kompetente.