'Engjëlli shkoi pranë...'/ Mesazhet rrëqethëse në profilin e nënës pas vetëvrasjes në spital të 29-vjeçarit me COVID

Shqipëria

'Engjëlli shkoi pranë...'/ Mesazhet rrëqethëse në profilin e nënës pas vetëvrasjes në spital të 29-vjeçarit me COVID

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 00:21
Xhino Koça

Me dhjetëra e qindra janë mesazhet prekëse në rrjete sociale për ndarjen e parakohshme nga jeta të të riut durrsak Xhino Koça.

Të afërm, miq e dashamirës të çiftit të njohur Leonard dhe Lira Koça kanë shprehur dhimbjen e tyre për lajmin e trishtë të vdekjes së djalit të tyre. 29-vjeçari kreu mëngjesin e sotëm aktin ekstrem, duke lënë familjarët, të afërmit dhe shoqërinë të tronditur jashtë mase.

“Parajsës iu shtua një ëngjëll i parakohshëm. Zoti ju dhëntë durim,forcë e ngushëllim,për të përballuar humbjen më tragjike në jetë. Shpirti i Xhinos pushoftë në paqe”,- shkruan një mike e stilistes Lira Koça, në mesazhin e saj.

“Dhimbja na ka kapluar te gjitheve. Nuk ka fjale ngushellimi sot per ty mikja ime.Behu e forte! Engjelli shkoi prane Zotit”,- shkruhet në një tjetër mesazh.

“Një lajm fatkeq, prishi qetesinë jo vetem te familjes suaj Lira por besoj si une edhe e gjithe miqve, atyre qe e kanë njohur apo jo!!! Lutjet e shkojnë për shpirtin e tij që të prehet në paqe dhe për gjithe ju familjen që Zoti t’i japi forcë në kete moment të vështirë të jetës”,- shkruan një tjetër mike e stilistes.  

"Mosss pse Zot, cqe kjo qe bere? si e more engjellin e Lires, ajo i falte dashuri e miresi gjithe botes, nuk meritonte kete dhimbje te padurueshme? jepi force Zot ta perballoje, jam prane teje e shtrenjta ime?", shkruan një tjetër

Lajmi i trishtë që nisi të përhapej me shpejtësi mëngjesin e sotëm në Durrës tronditi thellë opinionin publik. Shumëkush që e njohu 29-vjeçarin Xhino nga afër i kishte sytë me lot mëngjesin e sotëm dhe nuk mund ta besonte atë që kishte ndodhur. Për të gjithë, ai ishte një djalë flori dhe mjaft i ndjeshëm; një i ri i shoqërueshëm dhe mjaft i përkujdesur deri për kafshët e rrugës, që nuk nguronte t’i ushqente sa herë i dilnin përpara.    

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat