Pacientë të intubuar dhe rënkime. Manastirliu poston videon: Ja pamjet e tmerrshme nga spitali Covid2!

Shqipëria

Pacientë të intubuar dhe rënkime. Manastirliu poston videon: Ja pamjet e tmerrshme nga spitali Covid2!

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 11:32
Foto nga Spitali

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar ditën e sotme një video nga spitali Covid2, "Shefqet Ndroqi". Në pamjet e publikuara nga ministrja shihen pacientë të intubuar, që rënkojnë si pasojë e simptomave të rënda të koronavirusit.

Ajo që vihet re është fakti që mes të shtruarve dhe të lidhur me oksigjen janë edhe pacientë të rinj.

Ndërsa poston videon, Manastirliu shkruan:

“Mbaje maskën, ruaj distancimin, kujdesu për higjienën. Mos rreziko jetën tënde dhe të njerëzve më të dashur! Të gjithë bashkë, t’i japim një dorë mjekëve dhe infermierëve kundër COVID19."

Ndërkohë, shefja e Shërbimit të Pneumologjisë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, prof. Silvana Bala u ka bërë apel qytetarëve që të mos mendojnë se kjo sëmundje është e lehtë.

“Asnjëherë mos mendoni që kjo sëmundje është e lehtë. Është shumë e rëndë, është shumë e vështirë. Këta persona që shihni këtu, kanë qenë të shëndoshë, por në një moment, janë në vështirësi me jetën.”, tha prof. Bala.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat