“Kush do e puthë nënën e tij në mëngjes”! Mjekja përlot me statusin dedikuar të riut që u vetëvra te Sanatoriumi

Shqipëria

“Kush do e puthë nënën e tij në mëngjes”! Mjekja përlot me statusin dedikuar të riut që u vetëvra te Sanatoriumi

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 11:36
Xhino Koça, Lida Shoha

Vetëvrasja e 29-vjeçarit nga Durrësi, i cili u hodh nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi”, ka tronditur miq e të afërm të tij!

Xhino Koça ishte duke u kuruar të spitali Covid 2, dhe në pak ditë mund t’ia dilte të mposhtte virusin, por i dha fund jetës në mënyrë tepër të dhimbshme.

Mikesha e stilistes, mjekja Lida Shoha, ka bërë një status tepër prekës për ndarjen nga jeta të Xhinos, i cili la një vend bosh në zemrën e nënës së tij.

Ajo shprehet e tronditur për largimin nga jeta të Xhinos, ndërsa i jep forcë mikeshës ta përballojë këtë dhumbje dhe tragjedi të madhe.

Xhino Koça, është djali i vogël i një familjeje durrsake, nëna e tij është stilistja e njohur, Lira Koça dhe babai Leonard Koça, kreu i Njësisë Administrative nr.2.

Lira Koça është një emër i njohur i modës, dhe shpesh e keni parë në postimet e Marina Vjollcës apo Xhemi Shehut, imazhi në publik i të cilave kurohet me mjeshtëri nga stilistja.

Shënimi i plotë:

“Nuk kam fjale ngushëllimi, për ty, e dashura, e ëmbla, e hareshmja, e gëzuara, njeriu me i bukur qe njoh në këtë dynja, Lira Koca Buda, për ketë tragjedi te kobshme. Këtu, Fjala humbet kuptimin e saj, vendin e zë loti i shpirtit. Largimi i Xhinos ne lule te jetës, i engjëllit tënd te bukur, na ka trondit pa mase. Te Zotit jemi, tek ai do shkojmë.

Por Zoti im, kaq shume e deshe këtë engjëll , qe e shkëputë nga duart e nënës qe e riti me shume dashuri birin e saj? Kush do e puthe ne mëngjes, kush do i uroje natën e mire, off medet kjo jete e padrejte, qofsh mallkuar, kovid-kolere.

O Zot, jepu force ta përballojnë këtë dhimbje, tragjike te madhe. I bukuri i dheut o Lira ,Xhino engjëlli ne zemrën tende përjetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat