Dhjetra orë pritje në Kakavijë, e moshuar e shtrirë në tokë nuk ngrihet dot

Shqipëria

Dhjetra orë pritje në Kakavijë, e moshuar e shtrirë në tokë nuk ngrihet dot

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 14:26
Pamje nga video

Dhjetra qytetarë na kontaktojnë në rrjetet sociale për të publikuar situatën kaotike në të cilën u duhet të qëndrojnë me orë të tëra në pritje për të kaluar në pikën doganore të Kakavijës. Në një video shihet një grua e moshuar në tokë dhe që ka nevojë për ndihmë mjekësore.

Askush nuk e prek me dorë, ndërsa një grua në greqisht thotë nëse ka dikush dorashka e maskë që të ndihmojë të moshuarën të ngrihet.

Gazetarja e Ora News informon se ambulanca ka dërguar 4 persona të moshuar në spitalin e Gjirokastrës për ti dhënë ndihmë mjekësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat