Qëllon me kallash nga makina, shpallet në kërkim autori

Shqipëria

Qëllon me kallash nga makina, shpallet në kërkim autori

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 18:37
Foto ilustrim

Një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër pasditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjoricë të Bulqizës, ku autori është shtetasi me inicialet R.K.

Policia thotë se ai ishte duke udhëtuar me një makinë “Golf”, dhe në një moment nxori automatikun jashtë dhe qëlloi në ajër.

E gjithë skena ndodhi përpara banesës së shtetasit D.R.,  i cili ka njoftuar menjëherë Policinë.

Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje, po bëhet krehja e  zonës  për kapjen e autorit.

Nuk dihen shkaqet që e çuan këtë person të qëllojë me armë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat