Edhe në Kapshticë janë krijuar sërish radhë të gjata të automjeteve me qytetarë që duan të kalojnë drejt Greqisë.
Burimet policore konfirmojnë krijimin e radhëve për shkak se autoritetet greke punojnë shumë ngadalë në mbledhjen e të dhënave dhe përpunimin e dokumentacionit ndërsa nuk po nuk kryhen tampone. Pala shqiptare punon me 8 sportele ajo greke me 3.
Ditën e djeshme në Kapshticë u ul numri i mjeteve pasi nuk po kërkoheshin më të dhënat specifike ndërsa sot sërish kërkohen të dhëna specifike dhe tamponë ndërkohë që punohet ngadalë dhe me 3 sportele.