Ditën e sotme, Mal i Zi hap kufirin me Shqipërinë, por me kushtin që çdo udhëtar të posedojë një test negativ PCR ose një test sereologjik.
Ky njoftim u dha dje nga drejtori i Institutit për Shëndetin Publik në Mal të Zi, Boban Mugosa.
Ai tha se vendimi është marrë pasi situata epidemiologjike në këto vende është përmirësuar ndjeshëm.
“Shohim se kurba e infeksioneve të reja në vendet e rajonit ka arritur një pikë të qëndrueshme, ka ende rrezik por këtë e kanë në dorë të gjithë qytetarët. Kemi hyrë në një fazë, në të cilën transmetimi lokal është ende i lartë, por ai është plotësisht i kontrolluar. Edhe industria e turizmit ka nevojë të marrë frymë. Prandaj bëj thirrje që të respektohen masat e higjienës dhe distancimit fizik,”- tha Mugosa.
Po kështu, vendimi u mor edhe për arsye të sezonit turistik.
Mali i Zi do të hapë kufijtë me disa shtete të tjera si Bosnja, Serbia, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe vendet e Evropës Perëndimore.
Gjithashtu Mali i Zi pritet të nxjerre edhe udhëzimin konkret për hapjen e shkollave, ndërsa kopshtet do të fillojnë në shtator.