Aksident me vdekje në Fushë Krujë, një person shoqërohet në Polici

Shqipëria

Aksident me vdekje në Fushë Krujë, një person shoqërohet në Polici

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fushë Krujë.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës  05:35.

Një person që lëvizte me biçikletë është përplasur nga një makinë tip “Benz” dhe për pasojë ka humbur jetën.

“Mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L.K., 37 vjeç, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin H.T., 71 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë”-njofton policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat