Vazhdojnë 'fluturimet' sketerrë në autostradën Tiranë - Durrës, hiqen 15 patenta

Shqipëria

Vazhdojnë 'fluturimet' sketerrë në autostradën Tiranë - Durrës, hiqen 15 patenta

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 10:10
Ilustrim

Policia ka kontrolluar me radar mbrëmjen e së premtes, në nisje të fundjavës, të dyja krahët e autostradës Tiranë – Durrës për të penguar aksidentet.

Pavarësisht se operacioni i Policisë Rrugore çdo fundjavë është bërë rutinë, shoferët nuk janë trembur dhe 15 prej tyre janë kapur duke fluturuar me makinë.

Si rrjedhim, vetëm mbrëmjen e djeshme u hoqën 15 leje drejtimi për shpejtësi nga 149 km/h deri në 156 km/h në rrugën interurbane Tiranë-Durrës -Tiranë.

Po gjatë monitorimit me radar dhe patrullim, në rrugën interurbane janë vendosur 11 masa për shpejtësi pa masë plotësuese dhe 5 masa për manovra të rrezikshme në rrugë si dhe 2 masa maksimale pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

Njëkohësisht në rrugët e brendshme të kryeqytetit dhe në hyrje- daljet e tij kanë vijuar dhe vijojnë kontrollet me aparatin alkool testues, ku për afro 5 orë, janë arrestuar në kushtet e flagrancës 3 drejtues mjetesh, nga të cilët dy janë kapur duke drejtuar mjetet pa Leje Drejtimi dhe 1 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat