Shpërthen Agron Llakaj për radhën në Kakavijë: Turp Edi Rama, shtet me brekët në fund të këmbëve!

Shqipëria

Shpërthen Agron Llakaj për radhën në Kakavijë: Turp Edi Rama, shtet me brekët në fund të këmbëve!

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 11:02
Kakavijë

Situata në Kakavijë është rënduar pasi prej disa ditësh, me qindra e mijëra qytetarë shqiptarë presin në radhë për kilometra të tërë për të shkuar në Greqi, si pasojë e rregullave të reja të qeverisë fqinje në lidhje me Covid – 19.

Lidhur me këtë situatë ka reguar në rrjetet e tij sociale aktori dhe producenti i njohur i humorit, Agron Llakaj i cili duket se është i zhgënjyer nga qeveria aktuale.

Postimi i plotë:

“E kemi fatin, shpresë dhe marrëzi… na jep një engjëll të na mbrojë o Zot !”…

Kjo është pamja e jonë nga viti në vit…, në pritje e pritje e pritje…, në radhë e në radhe e në radhë…, me ditë e netë të tera…, i nxehti përvëlues, mungesa e kushteve me minimale njerëzore!

Vijnë emigrantet dhe gdhihen në radhe, bir o Edi Rama, kë të qaj me parë! Radhë kilometrike në pritje pa zgjidhje…, po ky është krim more njerëz…, e përse vallë ne akoma jemi një shtet me brekët në fund të këmbëve?!

…hajde radha!!! Turp! Turp! Turp Edi Rama! Edhe ju vëllezër dhe motra bashkë me fëmijë mos i harroni këto ditë…, pas 6 muajsh aty në Greqi do i keni, do t’ju bëjnë llapë për atë të shkrete votë…, por n.q.s do i harroni këto dite harram e paçi!

Tani bërtisni…” jam krenar që jam shqiptar “!…Zoti ju ndihmoftë!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat