PD akuzon qeverinë për situatën në kufi

Shqipëria

PD akuzon qeverinë për situatën në kufi

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 14:03
Kakavijë

Në një deklaratë për shtyp, Partia Demokratike u shprehu ngushëllime të afërmve të fëmijës që u aksidentua për vdekje mëngjesin e sotëm në Bularat të Gjirokastrës. PD e cilësoi situatën e krijuar prej 4 ditësh në kufi si “krizë humanitare” e cila vjen si pasojë e “braktisjes së qytetarëve nga qeveria”.

Opozita ka ngarkuar me përgjegjësi qeverinë duke theksuar se “kjo krizë nuk zgjidhet me propagandë në rrjetet sociale dhe as me xhiro me helikopter dhe rikthim në hotele me 5 yje ku pushojnë anëtarët e kabinetit të tij qeveritar, por me angazhim në nivele të larta të qeverisë dhe qytetarëve”.

“Mendimet dhe lutjet tona janë sot me prindërit dhe familjarët e fëmijës që humbi sot jetën në aksidentin tragjik, në mesin e krizës humanitare të krijuar prej 4 ditësh në pikën kufitare të Kakavijës. Zoti ju dhëntë forcë për ta përballuar dhimbjen dhe këtë humbje të rëndë,” – shkruhej në deklaratën e PD-së.

“Kjo ngjarje e rëndë është një tjetër alarm tragjik për braktisjen e qytetarëve nga qeveria. Është e pafalshme që qeveria lejoi krijimin e radhëve të gjata, dhe nuk informoi qytetarët në kohë.  Është në përgjegjësinë e qeverisë që Shqipëria u shndërrua në zonë të kuqe COVID, pasojë e të cilës është edhe kjo krizë humanitare në kufi,” – akuzoi qeverinë opozita.

“Kjo krizë nuk zgjidhet me propagandë në rrjetet sociale. Nuk zgjidhet me postime virtuale nga rezidencat luksoze qeveritare ku pushon kryeministri, dhe as me xhiro me helikopter dhe rikthim në hotele me 5 yje ku pushojnë anëtarët e kabinetit të tij qeveritar. Zgjidhja e krizës humanitare kërkon angazhimin në nivelet më të larta të qeverisë dhe komunikim të vazhdueshëm me qytetarët shqiptarë. Njerëzit meritojnë të trajtohen me dinjitet nga shteti i tyre,” – tha më tej në deklaratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat