Lokali plot, arrestohet këngëtari shqiptar

Shqipëria

Lokali plot, arrestohet këngëtari shqiptar

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Arrestohet këngëtari shqiptar nga Kosova, Korab Jetishi.

Mësohet se djali i Shkëlzen Jetishit, ka rënë në pranga për shkelje të masave të vendosura në kushtet e pandemisë së koronavirusit.

Sipas mediave vendase drejtori i policisë rajonale në Gjakovë, Lumni Graishta, tha se arrestimi ka ndodhur me rastin e hapjes solemne të lokalit ku kishte të ftuar më shumë se 120 persona.

“Me rastin e hapjes solemne të një lokali, ku ishin 120 persona të ftuar, policia ka intervenuar dhe ka arrestu pronarin e lokalit dhe organizatorin e ndejës. Me vendim të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë”, tha Graishta.

I pyetur se cilat masa ka shkelur pronari i lokalit, Graishta tha se kanë të bëjnë me grumbullimine njerëzve, punën pas orës 22.30, mos mabjtjen e distancës etJ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat