Ndërkohë që vetëm pak javë na ndajnë nga nisja e vitit të ri shkollor, ende nuk ka një njotim zyrtar, apo një dalje publike nga ana e ministrisë së Arsimit, Besa Shahini, në lidhje me zhvillimin e mësimit.
Nxënësit dhe prindërit e tyre, janë në terr informative dhe nuk dinë nëse mësimi do të zhvillohet në klasa, do të zhvillohet online, siç u bë gjatë muajve të karantinës, në mënyrë të alternuar, apo do të shtyhet hapja e shkollave, për të nisur procesin mësimor në një situatë më të qetë.
Së fundmi, në grupet e “Whats App”-it që janë krijuar nga mësuesit, pjesë e të cilëve janë edhe nxënësit, nga ku kanë marrë mësimet gjatë karantinës, është dërguar një sondazh. Të gjithë nxënësit, prindërit e tyre apo mësuesit kanë pasur mundësi që të plotësojnë një sondazh, ku kërkohët një mendim se si e konsiderojnë ata të arsyeshme rinisjen e procesit mësimor.
Siç duket, ministrja Shahini ka vendosur që paraprakisht të mbledhë të dhëna, mbi mënyrën de si e dëshirojnë apo e konsiderojnë të arsyeshme vetë nxënësit apo prondërit e tyre për hapjen e shkollave dhe rinisjen e mësimeve.
Por ç’do të ndodhë më tej? Ndërkohë që shifrat e të infektuarve dhe viktimave sa vijnë e ttiten, a është bërë ndonjë parapërgatitje në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme? A janë dezinfektuar ambientet, janë përgatitur klasat për ruajtjen e distancës, nëse bëhet kthimi i nxënësve në to?
Kjo ende nuk dihet.