A do hapet kufiri natën? Konsulli shqiptar vjen në Kakavijë, zbulon bisedimet me palën greke

Shqipëria

A do hapet kufiri natën? Konsulli shqiptar vjen në Kakavijë, zbulon bisedimet me palën greke

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 18:22
Eltjon Verleni

Konsulli shqiptar në Janinë, Eltjon Verleni në një prononcim për mediat nga Kakavija, ku situata vijon të jetë e tensionuar dhe kaotike ka thënë se vazhdojnë bisedimet me palën greke për të rritur kapacitetet në mënyrë që puna të vijojë me ritme më të shpejta.

Po ashtu Verleni tha se shpreson që deri në orën 22:00 të kalojnë rreth 4 mijë qytetarë, ndërsa kërkon hapjen e kufirit edhe gjatë natës.

“Duhet të hapet kufiri gjatë natës. Jemi prej tre ditësh në negociata me palën greke. Shpresojmë që deri në orën 22:00 të kalojnë të paktën 4 mijë qytetarë. Jemi në negociata me palën greke prej 3 ditësh edhe për shtimin e mjekëve apo të sporteleve. Deri tani, situata është e jashtëzakonshme. Qeveria greke ka marrë masa të jashtëzakonshme për këtë pandemi. Janë gjashtë persona që po kryejnë tamponët nga pala greke. Prej ditës së hënë do kalojnë vetëm 750 persona dhe nga pala greke kjo është dhënë përfundimtare,”- tha Vërleni ndër të tjera.”, u shpreh Verleni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat