U nisën nga Rinasi, shqiptarët bllokohen në Aeroportin e Varshavës

Shqipëria

U nisën nga Rinasi, shqiptarët bllokohen në Aeroportin e Varshavës

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 22:22
Aeroporti i Varshavës

Pas situatës në Kakavijë, në kufi me Greqinë, duket se problemet për shqiptarët që duan të ikin jashtë nuk kanë fund.

Pas problemeve me kufijtë në rrugë tokësore, shqiptarët sa duket kanë probleme edhe për kalimin në rrugë ajrore.

Një qytetar shprehet për “Balkanweb” se  janë bllokuar në Aeroportin e Varshavës.

Ai thotë se ka shqiptarë që kanë një ditë aty dhe se ka edhe pleq, gra e fëmijë.

“Jemi nisur sot nga Rinasi, në orën 09.10 minuta dhe kemi mbërritur në Varshavë në orën 11.20 minuta. Ne jemi tranzit dhe kjo ishte rruga e vetme që ishte e lirë.

Jemi 50 shqiptarë këtu në Aeroportin në Varshavë. Kemi paguar nga 500 euro secili. Na kanë sekuestruar pasaportat. Rinasi nuk na informoi në mëngjes se cfarë mund të na priste këtu”, shprehet qytetari.

Ai dërgon edhe fotot nga Aeroporti i Varshavës, aty ku tashmë janë bllokuar 50 qytetarët shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat