“Fol me emra konkretë”, Rama i përgjigjet akuzës ‘bombë’ të qytetarit dhe e sfidon publikisht

Shqipëria

“Fol me emra konkretë”, Rama i përgjigjet akuzës ‘bombë’ të qytetarit dhe e sfidon publikisht

Më: 21 gusht 2020 Në ora: 15:50
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj akuzës së një qytetari i cili shprehet se në Urgjencën e Spitalit Nënë Tereza nëse nuk paguan nuk të çojnë në repart, ndërsa shton se vendet e punës i jepen vetëm atyre që janë të lidhur me PS.

Rama fton qytetarin të flasë me emra konkretë.

Replikat

Qytetari: Ju dilni gjithmone dhe flisni, por realiteti eshte krejt ndryshe. E dini ju ministre se ne urgjencen e spitalit Nene Tereza nqs nuk paguan nuk te cojne ne repart. Shko dhe shiko realitetin.,shiko edhe vendet e punes qe u jepen njerezve qe jane servil te partise Socialiste”

Rama: Realitet eshte ky nuk eshte film artistik, ndersa per sa i perket akuzes qe ben, beje konkrete me emer e mbiemer ose hesht e mos hidh balte mbi bluzat e bardha, qe po e tregojne veten ne diten me te erret per shendetin publik per shkak te pandemise!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat