Lulet “preken” nga pandemia, tregtimi i tyre 50-70 % fitim më pak se një vit më parë

Shqipëria

Lulet “preken” nga pandemia, tregtimi i tyre 50-70 % fitim më pak se një vit më parë

Më: 23 gusht 2020 Në ora: 21:13
Foto ilustrim

50 deri në 70 për qind me pak fitim se një vit më parë raportojnë pronarët e bizneseve të luleve që pandemia Covid-19 nuk e ka kursyer. Tregtarët e tyre thonë se ndalimi i dasmave apo i festave me numër të lartë pjesëmarrësish janë gjithashtu shkaktarët e uljes së fitimit, por edhe pasiguria ekonomike që i ka bërë njerëzit të dhurojnë lule në raste shumë të veçantë.

Ashtu si gjithë bizneset e tjera dhe ai i luleve duket se ka marrë një goditje serioze.

Tregtuesit e tyre thonë se biznesi ka pësuar humbje të ndjeshme të të ardhurave për shkak të pandemisë, duke shënuar një ulje me 50-70 për qind më pak fitim se e njëjta periudhe e një viti më parë.

Dasmat janë aktivitetet kryesore që po i ndihmojë këto biznese, por kufizimi i tyre ka sjellë ndikim negativ edhe te këto biznese pasi kush bën një ceremoni dasme zbukuron me lule vetëm makinën e çiftit.

“Ka më shumë se 50-70 % rënie. Shumica e dasmave janë anuluar. Edhe ata që bajun dasma bëjnë vetëm buqetën.”

Dyqanet e luleve më së shumti po funksionojnë me buqetat dhuratë kryesisht për ditëlindje, ndërsa porositë më të veçanta mbeten ato të buqetave me 100 apo më shumë trëndafila.

“Buqetat e veçanta janë ato që dhurohen, kryesisht nga partnerët që ua bëjnë vajzave.”

Dyqanet e luleve qëndruan rreth 2 muaj të mbyllura për shkak të pandemisë, çka i shkaktoi dhe këtij biznesi dëm ekonomik ku përveç xhiros dhe fitimit të munguar, bimët ekzistuese që ndodheshin në dyqane u dëmtuan pjesërisht ose u thanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat