Ushtron dhunë ndaj bashkëshortes dhe thyen orenditë shtëpiake, arrestohet 35-vjeçari nga Laçi

Shqipëria

Ushtron dhunë ndaj bashkëshortes dhe thyen orenditë shtëpiake, arrestohet 35-vjeçari nga Laçi

Më: 29 gusht 2020 Në ora: 10:20
Ilustrim

Arrestohet në flagrancë një burrë i dhunshëm në Durrës. Policia ka ndërhyrë teksa po shkatërronte banesën, pasi kishte dhunuar bashkëjetuesen e tij.

Policia thotë se në zonën e Plazhit në Durrës, A.M., 35 vjeç, banues në Laç, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij shtetases Rr,I., si dhe ka thyer disa orendi shtëpiake në banesën e saj.

Njoftimi i plotë:

Durrës

Arrestohet në flagrancë një 35-vjeçar, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Shkatërrim i pronës”

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

A.M., 35 vjeç, banues në Laç, sepse ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij shtetases Rr,I., si dhe ka thyer disa orendi shtëpiake në banesën e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat